Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shansi i fundit për zgjedhjen e presidentit/ Alibeaj mbledh në seli deputetët

alibeaj-3-780x405

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj do të zhvillojë sot një mbledhje me deputetët të cilët janë shprehur pro përfshirjes në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Mbledhja është parashikuar që të zhvillohet në orën 10:30 dhe pritet që të diskutohet në lidhje me raundin e tretë për zgjedhjen e Kreut të Shtetit, i cili në fakt është dhe shansi i fundit për gjetjen e konsensusit mes palëve politike.

Raundi i tretë është caktuar për t’u zhvilluar më 30 maj në orën 10:00. Edhe në këtë raund, mazhoranca nuk do të paraqesë propozim të saj, duke i qendruar një marrëveshje të nënshkruar më herët me Alibeajn.

Dy raundet e parë kanë dështuar për shkak se nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

Pak ditë më parë, Alibeaj u shpreh se procesi është kthyer në farsë. Ai akuzoi socialistët për shkelje të marrëveshjes së arritur disa javë më parë.

Deputetët e Komisionit të Rithemelimit nga ana tjetër, kanë kërkuar që opozita të qendrojë jashtë të qenurit fasadë në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Leave a comment