Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U kapën duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, në pranga 2 të rinj në Gjirokastër

1640187281_arrestime11-752x440

Dy të rinj nga Tirana kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës.

Shtetasit e  identifikuar si D.S., 20 vjeç dhe A.S., 22 vjeç u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Të rinjve iu sekuestruan dhe një automjet si dhe dy telefona celularë në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Leave a comment