Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Foto/ Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në zonën e ‘Varrit të Bamit’ në Tiranë!

zjarrfiksat

Është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotën tregu i fruta-perimeve tek zona e njohur si ‘Varri i Bamit’ në kryeqytet.

Siç shihet nga fotoja e siguruara  flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe duke shkrumbuar thujashe çdo gjë.

Por sipas raportimeve deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

‘Më datë 28.05.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Xhanfize Keko”, te tregu i fruta-perimeve ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’’- njofton policia.

Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në zonën e

Leave a comment