Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Videoja e tradhtisë së nuses në Librazhd u bë virale në rrjet, revoltohet ish-deputetja e PS

Capture

Ish-deputetja socialiste, Vasilika Hysi, ka bërë një reagim lidhur me pamjet të cilat tregojnë aktin e tradhtisë së nuses nga Librazhdi, teksa zbulohet nga vjehrri dhe vjehrra.

Ajo bën thirrje medieve që të mos publikojnë pamje të tilla, pasi në këtë mënyrë shpërndajnë dhunë.

“Nëse dikush dhunon, ai/ajo kryen një sjellje të dënueshme. Kushdo që shpërndan dhunën mes mediave audiovizive ose rrjeteve sociale ka po aq faj.

Miq të medias dhe rrjeteve online! Stop dhunës mes postimit të vidiove që përmbajnë dhunë dhe denigrim të grave dhe vajzave! Ligji, por edhe morali kërkon që vidiot me dhunë të fshihen!

Miq virtualë! Injoroni postime të tilla dhe mos i klikoni!

#MosuBashkomeDhunën

#StopDhunës”, shkruan Hysi.

Leave a comment