Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ndahet nga jeta anëtari i grupit “Bon Jovi”

-640-0-629d9be488da5

Alec John Such ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçari. Ai ishte një nga themeluesit dhe batisti i grupit të famshëm “Bon Jovi”.

“Të lënduar ndajmë me ju lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tonë të dashur Alec John Such. Ai ishte origjinal. Si një anëtar themelues i ‘Bon Jovi’, Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit”, thuhej në mesazhin publik.

“Për të qenë të sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit përmes tij — Ai ishte një shok fëmijërie me Tico dhe solli Richie të na shihte të performonim. Aleku ishte gjithmonë plot jetë. Sot ato kujtime të veçanta sjellin një buzëqeshje në fytyrën tonë dhe lot në sy. Do të na mungojë shumë”, vijon mesazhi.

“Do të na mungojë shumë”/ Ndahet nga jeta

Ndërkohë  kujtojmë  se “Bon Jovi” u formua në New Jersey në vitin 1983 dhe ka pasur hite me këngë duke përfshirë “Livin’ On a Prayer” dhe “Wanted Dead or Alive”. Such u nda nga grupi në 1994 dhe më vonë u zëvendësuan nga basisti Hugh McDonald.

Grupi u ribashkua kur ‘Bon Jovi’ u fut në ‘Rock & Roll Hall of Fame’ në 2018. Në ceremoninë e hyrjes, Such foli me dashuri për kohën me shokët e tij të grupit, duke thënë: “Unë i dua deri në vdekje. Kur Jon Bon Jovi më thirri dhe më kërkoi të isha në grupin e tij shumë vite më parë, shpejt e kuptova se sa serioz ishte dhe ai kishte një vizion që donte të na sillte. Dhe unë jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e atij vizioni”, tha ai në fjalën e tij.

Leave a comment