Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Surprizat e motit gjatë javës/ Ja ditët kur duhet të merrni masa për breshër dhe për plazh

-640-0-629dab2052c62

Nga dita në ditë moti gjatë javës do të jetë i paqëndrueshëm. Meteorologia Lajda Poraj shprehet se nga dita e martë dhe deri në fundjavë do të kemi rënie të temperaturave.

“Ka nisur me mot të kthjellët dhe të nxehtë kjo javë ku sot pritet të kemi intervale të gjata me diell dhe temperaturat të jenë 35 apo 36 gradë. Duke filluar nga dita e martë dhe deri në fundjavë do të kemi rënie të temperaturave nga dita në ditë duke rikthyer temperaturat normale të stinës ku do jemi në vlerat jo më shumë se 31 apo 32 gradë duke e bërë këtë javë shumë më të freskët krahasuar me fundjavën ku termometri u ngjit në 38 gradë.

Sa i përket motit mbetemi në kushte të qëndrueshme sa i përket ditës së sotme pjesa më e madhe e territorit do të jetë me diell. Dita e martë dhe deri të enjten e gjithë zona malore do të jetë e rrezikuar nga rrebeshë shiu nuk përjashtohet as breshëri. Më e favorshme do jetë pika bregdetare. Priten momente me pika shiu edhe në zona qendrore”.

Leave a comment