Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pritet ulje e çmimit të karburanteve?/ SHBA mund të furnizojë me naftë Europën

ft-aa366_peakmo_j_20170519130821

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të lejojnë dy kompani europiane të naftës (ENI dhe REPSOL) të importojnë naft nga Venezuela. Mësohet se qëllimi i kësaj lëvizjeje të Uashingtonit është të kontribuojë me naftën e Venezuelës në pavarësinë më të shpejtë të Europës nga Rusia.

Sipas medias greke Proto Thema, kjo strategji do të mbulojë një pjesë të humbjeve që vijnë nga embargoja ndaj naftës ruse, e vendosur së fundmi nga Bashkimi Europian. Transporti i naftës venezueliane do të jetë pjesë e shlyerjes së borxheve të Karakasit dhe është një lëvizje simbolike, e cila shënon një kthesë të SHBA-së dhe Perëndimit drejt qeverisë së presidentit socialist Nicolas Maduro.

Duke qenë se sasia e naftës që do të lejohet të transportojnë dy kompanitë europiane nuk janë shumë të mëdha edhe ndikimi i zhvillimit në çmimet botërore të naftës nuk do të jetë shumë i madh. Dy kompanitë europiane të naftës, ajo italiane ENI dhe ajo spanjolle REPSOL, pritet të fillojnë transportin e naftës nga Venezuela në korrik. Rreth 70% e shitjeve të naftës të Venezuelës sot shkojnë në rafineritë e Kinës.

Leave a comment