Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I shiti valvulën e zemrës 1.1 milionë lekë pacientes që ndërroi jetë, mjeku Prifti vijon përballjen me drejtësinë

download (1)

“Beteja” me drejtësinë për mjekun Edvin Prifti vijon. Kardiologu i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, për masën e pezullimit nga detyra edhe për 3 muaj që Gjykata e Posaçme miratoi ndaj tij.

Mësohet se kërkesa e mjekut Prifti për heqjen e masës së pezullimit nga detyra dhe kthimin e tij në punë do relatohet nga anëtari i gjykatës së Lartë, Sokol Binaj.

Kujtojmë se mjeku Edvin Prifti akuzohet se ka shitur për 1.1 milionë lekë një valvulë biologjike duke pretenduar se e kishte blerë në privat.

Edvin Prifiti i kishte bërë transplant një gruaje e cila më pas kishte ndërruar jetë. Dy djemtë e saj i kërkonin mjekut lekët që ai u kishte marrë për valvulën, sepse nëna e tyre nuk kishte mbijetuar.

Mjeku i njohur bëri kallëzim për dy djemtë e pacientes së tij, se ata po e “shtrëngonin për dhënie pasurie”. Dosja përfundoi përsëri në duart e prokurorëve të SPAK dhe këtë herë me kërkesë të tyre, GJKKO e pezulloi Edvin Priftin nga detyra për herë të dytë. Sipas trupës gjyqësore, ai duhet të qëndrojë “larg” përparses së bardhë deri në përfundim të hetimeve.

Leave a comment