Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident i rëndë në Berat/ Makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin(Video)

-640-0-62b9abfcbbf6b

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë.

Mësohet se një makinë tip “Wolksvagen” me drejtuese K.Xh., ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Për pasojë kanë humbur ajo ka humbur jetën, bashkë me djalin e saj 6-vjeçar.

Ishin banorët e zonës ata të cilët nxorën djalin e mitur të gjallë duke thyer xhamin e makinës që ndodhej në lumë, por fatkeqësisht vogëlushi nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Rreth 15 minuta më vonë, u nxor edhe nëna nga mjeti, edhe ajo nuk mundi të mbijetojë. Ende nuk dihen sesi kanë qenë rrethanat e aksidentit, por dyshohet se gruaja ka humbur kontrollin duke rënë në lumin e Osumit.

Sipas policisë djali i mitur ka pasur vigon në dorë dhe dyshohet se nëna dhe vogëlushi i saj kanë qenë duke ardhur nga spitali.

Ngjarja tragjike ndodhi pak më parë, ku nëna ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lumë, duke humbur jetën bashkë me të birin. Ishin banorët e zonës që ndërhynë për t’i nxjerrë nga makina, ndërsa nëna kishte vdekur në vend. I mituri u nxor i gjallë, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a comment