Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Leonardo di Caprio: Qeveria shqiptare, një hap pranë shpalljes së Vjosës “Park Kombëtar”

-640-0-Di-Caprio-180x101

Aktori me famë botërore Leonardo di Caprio duket se nuk e ka harruar çështjen e “Vjosës”.

Me anë të një postimi në median sociale Instagram ai njofton ndjekësit e tij se “qeveria Shqiptare është vetëm një hap larg shpalljes së Vjosës, Park Kombëtar”.

“Qeveria e Shqipërisë është një hap pranë shpalljes së Parkut të parë Kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope. Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë”, shkruan ai.

Muajin e kaluar Qeveria shqiptare u zotua se do ta mbajë atë kështu të mbrojtur.

Ajo u angazhua për mbrojtjen e Vjosës dhe degëve të saj duke krijuar Parkun e parë Kombëtar të lumit të egër në Evropë.

Kështu së bashku me organizatën amerikanë “Patagonia” u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit – duke bërë që Vjosa Park Kombëtar të hyj në një fazë të re.

Brenda 45 ditëve nga nënshkrimi i këtij Memorandumi, do të ngrihet grupi i punës, nën udhëheqjen e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë.

Detyra e këtij grupi pune do të jetë të hartojë një propozim të plotë dhe profesional për statusin e Parkut Kombëtar, përmes zoonimit dhe përcaktimit të kufijve të Parkut Kombëtar, konsultimin me palët e interesit dhe shqyrtimin e mundësive të zhvillimit të eko-turizmit.

Në këtë mënyrë Patagonia dhe ministria u zotuan se do të punojnë së bashku me qëllim arritjen e shkallës më të lartë të mbrojtjes.

Rrugëtimi i Vjosës deri në këtë pikë nuk ka qenë pa pengesa – ndonëse në janar të këtij viti ajo mori statusin “Park Natyror” duke u bërë për herë të parë pjesë e zonave të mbrojtura.

Prej vitesh i gjithë sistemi ka qenë ‘pre’ e projekteve të digave.

 

Related Posts

Leave a comment