Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Qeveria e Malit të Zi dhe ajo e Shqipërisë do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët më 27 Shkurt

-640-0-10bdbbc7183a6a13208aa4de7b554e28

Ditën e hënë më 27 shkurt do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë.

Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve, ndërsa pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjes ndërshtetërore.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahen konferenca për shtyp e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Njoftimi për mediat

Të hënën më 27 Shkurt mbahet mbledhja e qeverisë së Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë

Vendi: Ndërtesa e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU)

Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Seanca e përbashkët do mbahet në ndërtesën e re të Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU).

Adresa: Rruga “Rista Stijovića 5”, në Podgoricë.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi  Dritan Abazoviç dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.

Programi i mbledhjes së përbashkët do u dërgohet mediave të interesuara.

Shënim:

Përfaqësuesit e mediave që dëshirojnë të raportojnë nga eventi duhet të dërgojnë në kontaktet e Agjencisë për Mediat dhe Informimit emrat e gazetarëve, fotografëve dhe kameramanëve(si dhe ID), deri të premten datë  24 shkurt, ora 12.00.

Gazetarët, fotografët dhe kameramanët e regjistruar përpara fillimit të eventit do marrin akreditimin  për monitorim të mbledhjes së përbashkët të Qeverive, me anë të së cilave do mund të ndjekin eventin në fjalë, informacionet e tjera të nevojshme dhe detajet mbi logjistikën.

Faleminderit!

Related Posts

Leave a comment