Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shuhet në moshën 85-vjeçare Mimika Luca, aktorja e roleve të nënës dhe edukatores në skenën dhe ekranin shqiptar

-640-0-mimika-luca-1-681x389-1-723

Ka ndërruar jetë sot në moshën 85 vjeçare Mimika Luca, aktorja e njohur skenës shqiptare.

Ajo u lind në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937 dhe në moshë shumë të re interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë. Për njëmbëdhjetë vite, nga 1951 deri në 1962, ishte balerinë në TKOB. Më pas, jeta e saj mori një drejtim tjetër, atë të aktrimit.

Mimika Luca u pranua në vitin 1962 si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role, si Suzana, Luçia, Dila “Cuca e maleve”, Sonja, Nica “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja “Kur hidheshin themelet” etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. Roli i parë ka qenë krah bashkëshortit Ndrek Luca, në filmin “Detyrë e posaçme”, më pas në filmin “Kryengritje në pallat”, “Kur hidheshin themelet” e shumë të tjerë.

Një personazh i rrallë si Mimika Luca nuk harrohet dot nga publiku shqiptar, ashtu si roli i nënës së Marigosë te “Përrallë nga e kaluara”. Rolet e nënave, të edukatoreve apo edhe të mësuesve duket se ishin të prera për karakterin e saj. Më 1984, ajo interpreton edukatoren te filmi “Taulanti kërkon një motër”.

Regjisorja Xhanfizo Keko e dinte që ajo ishte aktorja e vetme që mund ta mishëronte aq lehtë atë figurë. Ajo shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”.

Në vitin 1977 fillon punë si pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramë, por nuk ju nda filmit.  Në një rrëfim të gjatë për revistën Neësbomb.al, Mimika Luca është shprehur

“Nëna ime nuk donte që të bëhesha as balerinë as aktore. Donte një profesion tjetër për mua. Ama më çonte vet në Pallatin e Kulturës, që mos ta harxhoja kohën kot, edhe pse ajo nuk donte të bëhesha artiste”.

Sot ajo mbylli sytë përgjithmonë për të shkuar pranë bashkëshortit të saj, aktorit të shquar Ndrek Luca.

 

Related Posts

Leave a comment