Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tragjedia në Klos, ndërron jetë edhe babai i 17-vjeçar

-640-0-1665580230xvrasje-431

Është thelluar tragjedia në Klos, pasi pas 17-vjeçarit Danjel Hasula ka ndërruar jetë dhe babai i tij, Englandin Hasula.

Englandin Hasula mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat me armë. Edhe pse u dërgua menjëherë në spital ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Mësohet se masakra mund të ketë ndodhur për shkak të përplasjes së fisit Mjeshtri me Hasula, të cilët edhe më parë kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin për prona. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje dyshohet se është Besnik Mjeshtri.

Ngjarja u shënua pak orë më parë, ku humbi jetën në vend 17-vjeçari, ndërsa tani ka ndërruar jetë dhe babai i tij, ndërsa një tjetër është i plagosur dhe ndodhet në spital

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e kësaj tragjedie, si dhe për të bërë të mundur arrestimin e autorit.

Related Posts

Leave a comment