Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Raporti i Dick Marty për trafikim organesh nga UÇK, Rama në KiE: Kjo çëshje lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin

-640-0-1665583752xram1-260

Dita e sotme do të jetë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën në Këshillin e Evropës në Strasburg, ku do të kërkohet anulimi i raportit të Dick Marty. Kryeministri Edi Rama po i drejtohet Këshillit të Evropës ku kërkon rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Rama është shprehur se ka ardhur momenti që besimi në institucionet ndërkombëtare duhet rivënë në vend, teksa foli për Shqipërinë në BE, si e vetmja shpresë për të ardhmen.

“Kujtesa historike nuk mund të merret lehtë, faktet nuk mund të merren nga lojërat e pushteti, Shqipëria po ndërton të ardhme, ndërsa lufton me trashëgiminë e së kaluar, vijon të ndërtojë marrëdhënie solide me fqinjët e saj, përfshirë Serbinë, e cila jo shumë kohë më parë, konsiderohet si armik për vdekje, por tani është partner në nismën e Ballkanit të Hapur.

Europa për ne është më shumë se një projekt institucional, po ekzistencial, asnjëherë më parë historia nuk është treguar e mirë me ne, të tjerët vendosnin për ne, vendosnin regjimet, perandoritë që na mbajtën të kyçur larg Europës, vetëm 3 dekada më parë ndryshuam fatin tonë dhe t’i kthenim sytë nga Europa.

Besimi i Shqipërisë në Europë është e ardhmja jonë, pavarësisht shtrëngata që has Europa, shqiptarët nuk përfytyrojnë asgjë tjetër përveç se këtë rrugëtim, prandaj ushqejmë shpresë, Ka politikanë që duan të shfrytëzojnë të shkuarën, që çështjet e së vërtetës dhe drejtësisë dalin në pah, besimi në institucionet kombëtare duhet rivënë në vend”, tha Rama.

Unë përfaqësoj Shqipërinë por nuk kam ardhur këtu për të folur kryesisht për Shqipërinë, edhe pse çështja lidhjet me Shqipërinë si trupi me shpirtin. Ajo që kam për të thënë lidhet me çështjen e marrëdhënies së një vendi me të shkuarën e vet, lidhet me marrëdhëniet që një vend duhet të ketë në rajon.

Të kthesh një histori konflikti me një histori bashkëpunimi kërkon besim te institucionet ndërkombëtare. Nëse institucione të tilla dështojnë të sigurojnë drejtësi dëmi është shumë i madh. Është dëm për të gjithë bashkinë tonë të popujve dhe kombeve”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment