Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Merr flakë në lëvizje, shkrumbohet makina në aksin Tiranë-Durrës

-640-0-848edc67051689b4e3388454dcd7fa46

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje dhe është shkrumbuar totalisht mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se makina është në pronësi të shtetasit J. S.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

Related Posts

Leave a comment