Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

FOTOT/ Rama publikon pamje nga punimet: Tiranë-Durrës për 12 minuta, hekurudha do jetë gati në vitin 2024

-640-0-1683200597x15-256

Përfundimi i zbatimit të projektit të hekurudhës Tiranë-Durrës pritet të përmbyllet brenda vitit 2024. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë edhe disa foto nga punimet.

Rama shkruan se kjo vepër e re do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Tirana në Durrës nga 22 në 12 minuta. Sipas tij, qytetarët shqiptarë duhet të zgjedhin alternativën, e cila i çon “vetëm përpara”.

“Hekurudha Tiranë-Durrës është një tjetër projekt i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e ku përfundimi fizik i veprës pritet të përmbyllet në 2024Qytetarët do të kenë në dispozicion një formë të re transporti, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe pa asnjë ndikim në mjedis. Falë kësaj linje hekurudhore koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta #VetëmPërpara”, shkruan Rama.

Related Posts

Leave a comment