Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Gojorja dhe foltorja”/ Basha i përgjigjet Ramës: Sado të fshihesh pas gjuhës së shthurur, nuk mund të bësh amnisti ndaj të shkuarës…

Capture303-433x300-1

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama në parlament në lidhje me projektrezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

Basha tha se sado që Rama të fshihet pas gjuhës që përdor në parlament nuk mund të bëjë aministi ndaj të shkuarës, pasi sipas tij ajo rrezikon të përsëritet nëse nuk dënohet.

“Shqipëria nuk mund të ketë interes më të lartë dhe asgjë më të shenjtë se interesi i Kosovës. Nuk do të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonalë pa dënuar gjenocidin serb., Ndër vite ka pasur përpjekje për të manipuluar faktet dhe për t’i ikur të vërtetave. Raporti i Dic Martyt është fake dhe tashmë është ë qartë se pas tij fshihen strukturat serbe.

Hapi i fundit ishte plani për eliminimin fizik nga struktura serbe për të fshehur gjurmët dhe për të fajësuar sërish Kosovën. E vërteta nuk fshihet dot. Lufta e UÇK ishte një luftë e drejtë përballë agresionit dhe krimeve të regjimit të Millosheviçit. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin. Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë me masakrat dhe gjenocidin. Lufta e UÇK pati në krah të saj NATO sepse ishte një luftë e drejtë.

Ndaj shqiptarëve po kryhej gjenocid. Ky parlament, burrat dhe gratë nuk e fusin kokën si struci në rërë. Nuk duhet të ngurojnë për të votuar këtë dënimin e këtij gjenocidi. Ky nuk ka për qëllim për të mbetur pengje të së shkuarës së dhimbshme por për t’i hapur rrugën të ardhmes. Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë. Sado të fshihet pas gjuhës së shthurur është një amnistie ndaj të shkuarës që rrezikon të përsëritet nëse nuk dënohet. Jemi në krah të përpjekjeve të Kosovë”, tha Basha.

Related Posts

Leave a comment