Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Të enjten mocion me debat për “McGonigal”, grupimi i Berishës kërkon heqjen e limitit kohor

-640-0-64c4a94c41738443b1abed2eae9fd08c

Grupimi i Sali Berishës ka depozituar në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të së enjtes. Këta deputetë kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor.

Kujtojmë se dy ditë më parë, konferenca e Kryetarëve pranoi kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal.

Krahas kësaj, konferenca miratoi kalendarin dhe programin e punimeve të Kuvendit. Në seancën e së enjtes nuk do të jenë të pranishëm kryedemokrati Sali Berisha dhe katër deputetë të PD-së të cilët janë të përjashtuar për dhjetë ditë pas trazirave që u krijuan në kuvend seancën e kaluar.

Related Posts

Leave a comment