Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Emigrantët” në parlament, PS dhe PD me qëndrime të ndryshme

-800-0-5f211717cf9392a544fae29dbfdb094b

Pasi qeveria i dha dritën jeshile, marrëveshja e emigrantëve tashmë ndodhet në parlament, ku fillimisht do të diskutohet në komisionet parlamentare e më pas do të miratohet në seancë plenare.

Deputeti i shumicës qeverisëse, Denis Deliu e konsideron pozitive këtë marrëveshje.

“Unë mendoj që Shqipëria ka bërë gjënë e duhur. Shqipëria e mbështet Italinë por edhe Bashkimin Europian dhe besoj që është gjë e mirë, ne duhet t’i gjendemi vendeve mik ashtu sic vendet mike na janë gjendur ne shqiptarëve,” – u shpreh ai.

Por opozita nuk mendon kështu, ndaj dhe ka lajmëruar që cështjen do e dërgojë në gjykatën kushtetutese. Deputeti Ferdinand Xhaferaj flet për mungesë transparence.

“Mungesa e transparencës ka ardhur sepse Rama nuk është nisur për të bërë këtë marrëveshje për ato që do përfitojë Shqipëria, thjesht është nisur për të bërë këtë marrëveshje për të munduar të balancojë opinionin shumë negativ që ka për problematikat e brendshme mundohet ta rregullojë me qoka të tilla ndërkombëtare,” – tha Xhaferaj.

Pedagogia Iris Luarasi shikon dy anë të kësaj marrëveshje.

“Unë mendoj që cdo marrëveshje që firmoset në një lloj mënyre në fshehtësi, pa u diskutuar më përpara me publikun gjithmonë mbart një hije shumë të madhe dyshimi. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër pastaj mendoj që për të gjithë shqiptarët edhe për njerëzit që vecanërisht merren me të drejtat e njeriut, me shoqërinë civile, kur ti ndihmon emigrantët është gjithmonë një akt i mirë,” – u shpreh Luarasi.

Dy deputetët ndajnë qëndrime të ndryshime sa i takon votës më 21 dhjetor, ditë kur kjo marrëveshje do të finalizohet në parlament e cila kërkon 71 vota.

“Patjetër që do të jetë votë pro në bashkëpunim dhe me kolegët e partisë socialiste,” – tha Deliu.

“Marrëveshja si nga pikëpamja e parimeve ashtu edhe nga pikëpamja e ligjit lëvizin në një bazament shumë të lëkundshëm. Në këtë konceptim nuk mund të votohet,” – shtoi ai.

Në bazë të marrëveshjes së firmosur më 6 nëntor në Romë mes kryeministrave Rama dhe Meloni, pritet që në pranverën e vitit të ardhshëm të mbërrijnë emigrantët e parë. Parashikohet që brenda një muaj të vijnë në Shqipëri, 3000 emigrantë, të cilët pasi të përfundojnë procedurat e azilit do të largohen nga vendi.

Related Posts

Leave a comment