Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës nga Britania, shpërthen Roland Bejko dhe ngre alarmin

auto_-800-0-62da9a1c51a5a1658496231

Ish-Sekretari i PD për Çështjet Vendore, Roland Bejko ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas deklaratës së Anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Bledi Kasmi se: “Non grata” e parë e riktheu Berishën lider opozite, e dyta për Kryeministër”.

Bejko shkruan se këta që e kanë marrë vend PD-së, me në krye Sali Berishën dhe palaçot që i venë pas, e bëjnë gjithçka për interesa personale.

“Palaçoria punisto-berishiste që mban peng me gënjeshtra e propagandë opozitën dhe të ardhmen e vendit.

Idiotllëqe e gomarllëqe të tilla, të ngjashme me ato të gazetës “ZËRI I POPULLIT”, kur diktatorin komunist Enver Hoxha e braktisi BRSS dhe më pas edhe Kina, helmonin mendjen e shqiptarëve të varfër, të izoluar dhe të pa shpresë, se braktisja dhe izolimi ndërkombëtar do t’i bënte edhe më të fortë dhe se kështu të bashkuar rreth Udhëheqësit të lavdishëm nën unitetin parti-popull  duke qëndruar shkëmb graniti buzë adriatikut, do ndërtonin socializmin me forcat e veta, për inat të imperializmit amerikan dhe socialimperializmit sovjetik.

Këta që e kanë marrë peng PD-në, me në krye Sali Berishën dhe palaçot që i venë pas për interesa personale, ( jo se nuk e dinë që me të  në krye PD s’ka të ardhme), janë mbetjet e fundit punist-berishiste, por që po vazhduan gjatë, do marrin peng edhe një gjeneratë tjetër në Shqipëri.

E njëjta logjikë, e njëjta propagandë, e njëjta gjuhë.

Sa më parë të braktisen nga demokratët e ndershëm këta idiotë të rrezikshëm, aq më mirë do të jetë për PD-në, opozitën dhe për Shqipërinë.

Shqiptarë, zgjohuni,  hapni sytë, mos jetoni në realitete virtuale  që ndërtohen nga gënjeshtrat dhe demagogjia e një njeriu që për hallin personal po mban peng të ardhmen e fëmijve tanë!”, shkruan Bejko.

Leave a comment