Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U shpëtoi plumbave dy muaj më parë, ky është Klisman Preçi që u vra me breshëri kallashnikovi në Milot

WhatsApp-Image-2022-07-22-at-11.50.12-PM-640x358

Ky është Klisman Preçi, 27-vjeçari që humbi jetën në atentatin e sotëm në Milot. I riu ndodhej në një automjet të blinduar tip “Toyota” bashkë me 47-vjeçarin Ylli Brahimi kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Brahimi mundi t’i shpëtojë atentatit dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore te Trauma në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën por ende ndodhet në trajtim intensiv.

Kujtojmë se të paktën 100 plumba u zbrazën në drejtim të Klevis (Klisman) Preçit dhe Ylli Brahimit mbrëmjen e së premtes në Milot, por mesa duket edhe kësaj radhe atentatorët nuk ia arritën dot qëllimit për Brahimin.  Kurse 27-vjeçari Preçi ka mbërritur i pajetë në spital. Biznesmeni 47-vjeçar Ylli Brahimi i shpëtoi një atentati në janar të 2021, ndërsa i riu Preçi i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti.

DINKAMIKA 

ABC ka mësuar edhe dinamikën sesi janë ndjekur e më pas qëlluar me të paktën 100 plumba “shënjestrat” e kësaj tentative për ekzekutim, Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi. Mësohet se automjeti i viktimave, një furoristradë tip “Toyota” e blinduar është ndjekur nga autorët nga pas. Këta të fundit kanë qenë duke lëvizur në Milot edhe para ngjarjes.

Pasi i bllokuan lëvizjen automjetit me targa të Shkupit, autorët që mbanin kapele në kokë kanë zbritur nga makina e tyre dhe kanë qëlluar në drejtim të fuoristradës ku ndodheshin Preçi dhe Brahimi.

Pasi kanë parë se plumbat nuk po e përshkronin mjetin, një nga autorët e ka ndjekur dhe pasi është futur në rrugicë, ka qëlluar në hyrje të pallatit. Pas ngjarjes, policia gjeti një makinë e djegur në fshatin Gramëz, rrethi Krujë brenda të cilës u gjendën edhe dy armë zjarri kallashnikovë.

ATENTATI NDAJ KLISMAN PREÇIT MAJ 2022

Më 14 maj të këtij viti, Blerim Preçi u qëllua me armë rreth orës 20:00 teksa lëvizte me një makinë tip “ML” në të cilën ishte pasagjer edhe kushëriri i tij Klisman Preçi. 28-vjeçari Blerim Preçi, dyshohet se është ndjekur për disa kohë dhe autorët i dinin lëvizjet e tij.

Lexo edhe: “A kam plumb në kokë?”, dalin pamjet pak sekonda pas atentatit në Lezhë, i riu i shokuar

Autorët të cilët lëviznin me një makinë “Audi” raportohet se i janë afruar makinë se të riut nga Miloti  duke dalë paralel dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij. Sapo ka dëgjuar të shtënat Blerim Preçi ka frenuar makinën dhe më pas është hedhur në lëvizje e sipër. Makina ka vijuar të ecë dhe ka dalë jashtë rruge pas disa metrash. /abcnews.al/

Related Posts

Leave a comment