Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Flutura Açka tregon pse mori pjesë në ceremoninë e betimit të Bajram Begaj: Që presidenti IM të jetë YNI / “Opozita e pafuqishme në procesin e zgjedhjes së Presidentit”,

-640-0-1654618284xflutura-acka-557

Deputetja demokrate, Flutura Açka shkruan se ka marrë shumë mesazhe ku e pyesni se përse mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Bajram Begaj.

Açka me një postim në rrjetet sociale shkruan se asyeja se përse ka marrë pjesë është “që presidenti im të jetë i yni”.

“Që Presidenti IM të jetë YNI

Disa kolegë e miq më telefonuan të dinin arsyen e pjesëmarrjes sime në Inaugurimet e Presidentit të ri të Republikës, z. Bajram Begaj. Ngaqë i kam bërë publike prapësitë e pushtetit dhe pafuqinë e opozitës në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Edhe ngaqë PD (!) – lexo Foltorja – pakësh vendosur ta bojkotojë.

Edhe pse Presidenti Bajram Begaj u zgjodh si presidenti IM, ai është presidenti YNË.

Dhe është rasti që t’i uroj mbarësi dhe t’i shpreh besimin se personaliteti i tij do ta ndihmojë të jetë president i të gjithë shqiptarëve.

Presidenti Begaj nuk është konsensual, por legjitim.

Si dikush që njeh dhe respekton institucionet, është në nderin tim ta duartrokas inaugurimin e tij.

Do të kisha dashur që ai ta kishte edhe votën time, por çorba politike shqiptare, tash për tash, gatuhet në kazanin e ndotur të Edi Ramës.

Dhe që të mos jetë vetëm i Edi Ramës, ndjej nevojë t’i bëj dy vërejtje, që Predidenti YNË të mbetet i tillë deri në fund të detyrës së tij:

Në fjalën e tij të parë në Parlamenti, zoti Begaj iu drejtua mē parë ministrave e më pas deputetëve. Shqipëria është republikë parlamentare dhe ministrat japin llogari në Parlament.

Në fjalën e tij të parë si president në godinën e Presidencës, zoti Begaj iu drejtua Vjosa Osmanit, si zonja Osmani. Do të duhej të thuhej e me gojën plot: E nderuara, zonja Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës.

Unë mendoj se këto janë shkujdesje të patëkeq dhe mund t’i ndodhin kujtdo nën shtypjen emocionale që një ditë si kjo ka, dhe nuk dua ta besoj – siç disa mëtojnë të më bindin – se janë fjalime të prodhuara nga Agjencia e Medias dhe Informimit (qeveritar).

Nga sot, Presidenti YNË duhet të këshillohet për fjalët e tij publike me njerëz që e duan Shqipërinë më shumë se partinë.

Urime të sinqerta, z. Begaj!”, shkruan Açka.

Related Posts

Leave a comment