Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hapja si doktrinë aktuale e Kinës për rend të ri global

d539773b-3d8b-4ae1-a128-e8232b63be0a

Ndryshimet e thella gjeopolitike mes fuqive të mëdha globale, kanë përmbysur edhe përcaktimet tradicionale të njëzet viteve më parë. Perëndimi përcaktonte si kriter ndarës me vendet e izolimit, hapjen. Demokracia dhe hapja e popujve të izoluar përbënin dy anët kapitale të një procesi grishës. Në mënyrën më specifike kjo grishje lidhej me ish Europën Juglindore, e cila kishte kaluar një kohë disa dekadëshe në izolim dhe kufizime shumëplanëshe,por kryesisht politike dhe ekonomike.

Për më shumë se një dekadë, Kina, si fuqi kryesore ndërkombëtare devizën e hapjes ekonomike, e ka përcaktuar si strategji të fuqishme vepruese, si një doktrinë aktive për shtrirjen dhe ndërveprimin e vet ekonomik.

Në këtë pikëpamje, ky proces që fiton përmasa shtuese, përbën modelin atipik të hapjes së Kinës. Është kjo arsyeja që në shumicën e mediumeve globale kur flitet për hartën në ndryshim të marrëdhënieve ekonomike dhe financiare në botë, Kina kryerenditet si fuqia me strategjinë më atraktive të zgjerimit dhe hapjes. Treguesit e Kinës, por edhe të organizmave ndërkombëtare për tregtinë, pasqyrojnë këtë lëvizshmëri të rritjes progresive dhe zgjerimit gjeografik botëror të ekonomisë së madhe aziatike. Autoritetet më të larta të Kinës kalendarin e aktiviteteve rajonale dhe ndërkombëtare për ekonominë, financat, investimet dhe shkëmbimet infrastrukturore e vlerësojnë si prioritet mbi prioritetet. Ndërkohë që përgjatë katër viteve të fundit kanë shënuar një cikël datash të rëndësishme samitesh, forumesh, tubimesh dhe panairesh rajonale dhe ndërkombëtare me pjesëmarrje në shtim shtetesh dhe korporatash biznesi.

VCG

Me kredon e tyre të natyrshme, këto autoritete shprehen se ekonomia e Kinës është integruar thellësisht në ekonominë botërore dhe se hapja “është politika bazë kombëtare e vendit”. Në funksion të kësaj hapjeje, politikisht vendi ka të projektuar edhe vijimësinë. “Do të thellojmë hapjen e nivelit të lartë, do të qëndrojmë të përkushtuar ndaj tregtisë së lirë dhe tregtisë së barabartë dhe do të ndihmojmë që dy rrotat e bashkëpunimit tregtar shumëpalësh dhe rajonal të funksionojnë paralelisht,”,- shprehet kryeministri i KInës, Li Keqiang.

Ambicia shtetërore në këtë aspekt shkon më tej, duke pretenduar krijimin e një mjedisi biznesi të orientuar nga tregu i nivelit botëror, madje duke garantuar hyrjen e barabartë të ndërmarrjeve të huaja në sektorët e hapjes. Dialogu i fundit ndërkombëtar i liderëve globalë të biznesit, si organizim i Forumit Ekonomik Botëror, shënon edhe një tjetër rikonfirmim të kësaj strategjie madhore. Madje në kushtet dhe kontekstin e një pasigurie në shtim të mjedisit ndërkombëtar, Kina synon që procesin zgjerues në tregje ta bashkëshoqërojë edhe me hapjen e vet diplomatike , në epiqendër të së cilës të dominojë interesi dhe ndikimi strategjik. Përcaktimet e Kinës për forcimin e bashkërenditjes së politikave makroekonomike, sigurimi dhe qëndrueshmëria e zinxhirit të furnizimit me ushqim dhe energji dhe shtimi I kapaciteteve industrial-teknologjike, janë në vetvete kauza e sugjeruar për sukses multipartnerial. Ky vend me mbi 160 milionë pjesëmarrës potencialë në treg, pretendon

VCG

VCG

qëndrueshmëri dhe besim ekonomik për vendin në një areal përherë edhe më tejkalues se gjeografia e tij. Koncepti politik I Kinës për integrim të thellë në ekonominë botërore dhe hapje, tashmë është mishëruar si politikë bazë kombëtare e vendit. Në këtë qasje, siç konstaton me të drejtë Elias Jabbour, Prof.As I ekonomisë: “Kina është nismëtare e një globalizimi të tipit të ri me konceptin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit….” Kjo optikë dhe strategji ekonomiko-politike e Kinës, i ka dhënë asaj tashmë rolin e një protagonisteje prej shembulli në shndërrimin e modelit të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke sfiduar qartazi rivalët e vet. Strategjia kineze e hapjes dhe koncepti “për ndërtimin e një komuniteti të së ardhmes së përbashkët të njerëzimit”, mishërojnë doktrinën aktuale të fuqisë aziatike për promovimin e një rendi të ri ndërkombëtar

VCG

VCG

Aleksandër Çipa

Related Posts

Leave a comment