Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Klopp bën prarashimin e sezonit të ri në Premier League

auto_Jurgen-Klopp-reacts-to-the-Liverpool-fans1658745417

Jurgen Klopp është shprehur i kënaqur me merkaton e transferimeve të kryer nga drejtuesit e Liverpool-it. Trajneri gjerman foli për “Sky Sports” mbi atë që mund të ndodhë nga tani deri në fund të seancës së negociatave, por edhe mbi Premier League, sesi janë forcuar rivalët.

“Nëse nuk do të kemi lëndime apo dikush largohet, skuadra tashmë është kompletuar. Shpresojmë që asgjë të mos ndodhë, në mënyrë që tifozët të fokusohen në gjëra të tjera”, – tha Klopp.

Trajneri gjerman më pas u përqendrua në goditjen e shkëlqyer të tregut, Darwin Nunez, i marrë për të zëvendësuar Sadio Mané: “Ne duhet të mësohemi me Darvin dhe anasjelltas, por është absolutisht normale.

Ai është një djalë i mirë, e shoh shumë të lumtur këtu. Djemtë që flasin spanjisht po e ndihmojnë shumë dhe ai tashmë po studion anglisht”.

Duke vëzhguar lëvizjet e skuadrave rivale në Angli, Klopp shpjegoi vizionin e tij: “Tottenham mund të shihej se po shkonte në drejtimin e duhur qysh sezonin e kaluar. “Spurs”, gjithashtu u forcuan në merkaton e kësaj vere.

Manchester City jo vetëm bëri atë që bëmë ne, por edhe i shiti disa nga lojtarët e vet, duke përforcuar Arsenalin dhe Chelsea. Mendoj se të gjithë do të kenë të njëjtin shans për të luftuar në Premier League. Qëllimi primar do të jetë kapja e një vendi në Champions League, më pas do të shohim”.

Related Posts

Leave a comment