Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Klopp “ndez” merkaton… televizive, a do të komentojë ndeshjet e Euro 2024?

-800-0-417b6834e163b80e31843274ce8cd649

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit.

Edhe pse emri i tij ka qenë i lidhur me disa klube të mëdha evropiane, duke përfshirë Bayernin e Mynihut dhe Barcelonën, agjenti i tij ka deklaruar se ai do të qëndrojë larg fushës së blertë për një vit.

Teksa priste të rimbushte bateritë dhe të rikthehej në fushë, trajneri gjerman mund të marrë pjesë në Euro 2024 si komentator televiziv.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, Klopp ka marrë tashmë dy oferta për të punuar në televizion gjatë eventit kontinental në Gjermani.

Në tavolinë ka propozime nga ITV dhe BBC, të cilat do të ishin në garë për ta punësuar atë si konsulent.

Mbetet për t’u parë nëse Klopp është i interesuar dhe nëse po, cila do të ishte preferenca e tij.

Related Posts

Leave a comment