Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tragjedia e Himares/ Qytetarët protestë para MB: Rama të japë dorëheqjen, janë tufë rrugaçësh

G-shteti

“Nuk e vrau varka por shteti”, ka nisur protesta e organizuar nga shoqëria civile përpara Ministrisë së Brendshme për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, nga varka e drejtuar nga polici Arjan Tase.

Në protestë mësohet se marrin pjesë dhe përfaqësues të forcave politike opozitare si Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike. Një numër i lartë qytetarët është mbledhur para godinës së Ministrisë së Brendshme. Ata në duar mbajnë pankarta me foton e kryeministrit Edi Rama të cilin e bëjnë përgjegjësin e vetëm për ngjarjen.

Qytetarët në protestë nuk kërkojnë vetëm dorëheqjen e vartësve të kryeministrit Edi Rama, si ministrin Bledi Çuçi, ministren Kumbaro, kryepolicit Gledis Nano, por edhe të vetë kreut të Qeverisë. Shqiptarët e mbledhur në protestë shprehen të revoltuar në lidhje me ngjarjen ndërsa kërkojnë dënimin e përjetshëm të policit Arjan Tase dhe jo me 5 vite siç u kërkua nga AMP (Agjencia e Mbikqyrjes Policore.

“ Është një turizëm i ç’organizuar. Dyshoj shumë që të ketë drejtësi për Jonadën”

“Ngushëllime familjes për humbjen e fëmijës. Si sot jemi të bashkuar edhe ata që nuk kanë ardhur me shpirt e me zemër janë këtu. Kjo ishte ngjarje e paralajmëruar. Të kisha pasur një biçak do ta kisha ekzekutuar në vend. Si ka mundësi 5 vjet për një vrasje të tillë, ai duhet të dënohet me burg të përjetshëm. Është punonjës policie. Ku është SPAK-u këtu në protestë. Këta duhen shkarkuar në vend, kryeministri ka mbledhur rreth vetes një tufë rrugaçësh. Janë një pjesë e administratës që baltosin pjesën tjetër, janë disa policë që baltosin gjithë policët e tjerë. Thirrja ime është që qytetarët të ngrihen në këmbë, dhe kryeministri të japë dorëheqjen”, -tha një tjetër qytetar.

 

Leave a comment