Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Myslim Murrizi: Ditën që do hapen dosjet shqiptarët do të shohin llumin që ka drejtuar vendin

-640-0-Murrizi-810x540

Prokuroria e posaçme SPAK ka nisur hetimet ndaj ish- presidentit Ilir Meta.

Lajmi u bë publik përmes një shkrese të datës 23 gusht 2022 të firmosur nga kreu i SPAK Arben Kraja, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë ish-deputeti Myslim Murrizi në një intervistë për Ora News, është shprehur se nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë.

Myslim Murrizi: Unë nuk di se për çfarë flitet. Ajo letra që shoh se i drejtohet KQZ duhet ta bënte jo Prokuroria Speciale, këtë e ka Prokuroria e Përgjithshme.

Teksa ka folur për lajmet e publikuara që Meta është ish-anëtar i Sigurimit të Shtetit, tha se politika shqiptare që prej vitit 1999 e deri më sot ka pasur plot spiunë në poste të larta shtetërore.

Myslim Murrizi:  Kam qe katër vite në Parlament që kam folur për spiunë. Shqipëria ka pasur 165 mijë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit nga ’48-‘90 dhe rreth 33 mijë oficerë të Sigurimit të shtetit. Politika ka pasur  brenda saj nga 31 marsi në ’91 deri sot plot spiunë të Sigurimit, në sallë të Kuvendit, të Presidentit, qeveri, në kryesi të Kuvendit e vazhdon e deri sot. Vetë politika ka qenë e pistë deri në grykë e nuk ka pasur moral të zbatojë dy rezolutat e Këshillit të Evropës, një është për të ndarë me ligj të kaluarën e errët dhe kriminale të komunizmit me post-komunizmit dhe një është kërkesë e 2006. Asnjë komision për mua nuk është i besueshëm nëse nuk ka transparencë dhe  nuk bëhet një ligj jofrenues.

Ai thotë se PS hodhi poshtë propozimin  e tij që bëri për ndryshimin e ligjit për Autoritetin e Dosjeve pasi kjo parti kishte spiunë brenda. Më tej ai tha se nëse hapen dosjet shqiptarët do shohin llumin që ka drejtuar vendin tonë.

Myslim Murrizi: Ky ligji sot është hipokrit. Këta që bilbilosin sot se do të bëjnë një ligj për të hapur dosjet për të marrë vesh shqiptarët se kush janë spiunët e sigurimit apo për t’i frenuar në karrierën e tyre politike, kanë votuar nga Balla e të tjerët. Ata kishin frikë ta votonin ligjin kur e prezantova sepse kishin spiunë dhe kanë spiunë brenda. Ditën që do hapen dosjet shqiptarët do të shohin se çfarë llumi e çfarë qelbi e ka drejtuar këtë vend në 32 vite post komunizëm.

Related Posts

Leave a comment