Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

BERZH parashikon 3% rritje për ekonominë e Shqipërisë në 2023

sky-tower-sunset-view-tirana-albania-shutterstock_1443788372-750x375

Nuk ka recesion, por kriza do të ndihet në Shqipëri edhe më shumë nga sa pritej. Këtë situatë pasqyron raporti i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një nga kreditorët më të mëdhenj të vendit.

Rritja ekonomike do të ndalet këtë vit dhe tjetrin në vetëm 3%, një nivel pak më i ulët nga projeksionet e mëparshme. Sërish, Shqipëria do të mbetet pas krahëve të Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, që këtë krizë po e tejkalojnë më mirë.

Sezoni turistik shihet si pika më e fortë, duke tejkaluar edhe nivelet e para-pandemisë për vizitorë dhe net qëndrime. Të ardhurat nga ky sektor do të ndihmojnë gjatë vazhdimit të vështirë të vitit, me ngrohjen të konsideruar sfiduese.

Por sfida më e madhe sigurisht do të jetë inflacioni i lartë, 8% në gusht dhe më i larti në dy dekada, edhe pse çmimet nuk janë shtrenjtuar zyrtarisht aq sa në vendet e rajonit. Si përgjigje, Banka qendrore ka rritur normën bazë të interesit në 1.75%.

Por ky shtrëngim i politikës monetare, së bashku me çmimet, do të zbehin konsumin e qytetarëve dhe investimet nga biznesi. Si në çdo krizë të shkuar, edhe kësaj here, familjet shqiptare do të ndihmohen nga remitancat e emigrantëve.

Related Posts

Leave a comment