Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Kënaqësia e jetës në Shqipëri s’është rritur” – BERZH: I vetmi vend në rajon. Gjithë të tjerët, në përmirësim

-800-0-084571dde149846b9081161532ac0e99

“Shqipëria është i vetmi vend në rajon, ku kënaqësia mesatare e jetës, nuk është rritur gjatë 7 viteve të fundit”. Raporti i tranzicionit 2023 -2024, i sapo prezantuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregon se Shqipëria jo vetëm që nuk ka bërë progres në këtë drejtim, por treguesi ka ardhur në rënie, në krahasim me vitin 2016. “Rezultatet e kënaqësisë janë rritur me kalimin e kohës në shumicën e ekonomive.

Një rajon që ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga viti 2016 është Europa Juglindore, që përfshin të dy vendet anëtare të Bashkimit Bullgarinë dhe Rumaninë, dhe Ballkanin Perëndimor, me pothuajse të gjitha vendet që shënojnë rritje të ndjeshme të kënaqësisë. Përjashtimi i vetëm është Shqipëria, ku ky rezultat ka mbetur pak a shumë i pandryshuar”, – thuhet ndër të tjera në raport.

Ndërkohë, nga viti 2016 Greqia ka 2-fishuar përqindjen e njerëzve të kënaqur, duke reflektuar përmirësime dramatike në situatën ekonomike të vendit gjatë gjashtë apo shtatë viteve të fundit. Sipas raportit të BERZH rritja e kënaqësisë së jetës reflekton rritjen e të ardhurave, zhvillime të favorshme në tregjet e punës (duke përfshirë një zhvendosje drejt punëve më të kënaqshme dhe me aftësi më të larta) dhe përmirësime në shëndet.

Veçanërisht, vlerësimet e njerëzve për shëndetin e tyre janë përmirësuar ndjeshëm me kalimin e kohës, me vlerësime të tilla që përfshijnë jo vetëm aspektet fizike, por edhe shëndetin mendor. Ndërkohë, ndryshe duket se ka ndodhur me Shqipërinë, duke sugjeruar se të gjithë këta tregues nuk kanë përmirësim.

Related Posts

Leave a comment