Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

MOTI PËR DITËN E SHTUNË, 1 TETOR 2022

moti-2-e1649335921819

Moti sot në të gjithë vendin do të jetë i ndryshueshëm,  paradite pjesërisht i vranët me periudha me diell. Ndërsa në orët e mbrëmjes dhe të natës edhe në zonat e tjera do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu.

Reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme, të përcjella me bubullima dhe erëra të forta.  Lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive, njoftojnë nga HMRC.

Temperaturat minimale do të jenë në intervalin prej 5 deri në 14 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 17 deri në 26 gradë.

Në Shkup moti do të mbajë pjesërisht me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme shiu në orët e mbrëmjes dhe të natës.  Në pjesë të luginës reshjet do të jenë herë pas here të rrëmbyeshëm dhe më të bollshme, të përcjella me bubullima, erë të fortë dhe do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtëra.

Megjithatë, temperatura minimale do të jetë deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale deri në 27 gradë celcius.

Sipas parashikimit, fundjava në vazhdim do të jetë me reshje shiu.  HMRC njofton me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme lokale dhe me reshje shiu.

Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjella me stuhi.  Nga e diela do të fryjë erë veriore dhe temperaturat do të pësojnë rënie graduale.

Related Posts

Leave a comment