Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parashikimi i motit, 1 tetor 2022

moti-4

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe intervale të shkurtra me diell. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në  veri dhe veriperëndimin. Në pjesën qendrore reshje shiu me karakter rrebeshesh dhe rrufe. Në orët e mbrëmjes në jug parashikohen reshje intensive.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje mesatare ndërsa përgjatë vijës bregdetare jugore hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 deri 5 ballë.

Related Posts

Leave a comment