Nga salla e Kuvendit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u është përgjigjur akuzave të ditëve të fundit të bëra nga opozita, për ndryshimin e dietës ushqimore të fëmijëve në qendrën “Zber Hallulli”. “E keni reduktuar qellimisht ne vetem dy fjali, raportin e KLSH-së”, i është drejtuar Manastirliu deputetëve të opozitës. “Dhe për fat të keq, recitoni por nuk dini as se per çfare flisni. Fëmijëve pa kujdes prindëror në “Zyber Hallulli” dhe në çdo qendër tjetër në Shqipëri, nuk u është reduktuar menuja, nuk u janë prekur as dieta kalorike dhe as cilësia e menusë ushqimore! Nuk ka ndodhur!” Menuja ushqimore përcaktohet një grup multidisiplinor specialistësh dhe respektohet deri në një nga stafet e këtyre qendrave, ka shtuar ministrja, duke sqaruar se “furnizimi me ushqime për fëmijët e qendrës Zyber Hallulli bëhet mbi bazën e një kontrate, e cila ka përcaktuara që në krye të herës çmimet e ushqimeve dhe ky furnizim ka vazhduar normalisht sipas kritereve të procedurës së tenderit, duke respektuar rigorozisht dietën e përcaktuar nga ekipi shumëdisiplinor i specialistëve”. Në fund, ministrja ka patur dhe një thirrje për deputetet e PD që në mënyrë të pakujdesshme, në deklaratat e tyre politike, i kanë quajtur këta fëmijë “jetimë”: “I keni trazuar dhe shqetësuar ata fëmijë dhe shqetesimet më kanë mbërritur nga edukatoret, që ndryshe nga ju, kujdesen dhe jetojnë përditë me ta. Janë fëmijë pa kujdes prindëror dhe jo jetim”, u shpreh Manastirliu.
Related Posts
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk do të jetë i pranishëm në protestën që Partia Demokratike do të zhvillojë…
Nga Ylli Pata Urrejtja me të cilën, Sali Berisha dhe Ilir Meta, si dhe grupi i mbështetësve të tyre, po…
Për dyshimet e ndërkombëtarëve për nismën e amnistisë fiskale, Rama u shpreh se është faji i një të djathte rublash,…
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar pas protestës së mbëbmshme të Berishës, duke deklaruar se nuk mund të vihet…
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për perjashtimin nga punimet e Kuvendit, të 8 ligjvënësve demokratë. Përmes një…
Edi Rama nga Dibra ka shpjeguar se cfare nenkupton fushata e fundit e mazhorances. “Së pari synon një hapje të…
Analisti Eduard Zaloshnja ka komentuar zhvillimet politike, që nga Kongresi i PS deri tek opozita. Zaloshnja thotë se Rama tregoi…
Noka: E mbani këtë parlament siç ju urdhëron sulltani i Surrelit. Bylykbashi: Ju do të mbaheni mend si drejtuesja e Kuvendit që…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka deklaruar se është e zhgënjyer nga kërkesa e opozitës për shkarkimin e saj, pasi…
Teksa Celibashi sipas rendit të ditës duhet të flasë, opozita e kundërshtoi dhe nuk e la të flasë. Ndërkohë, Bardhi…
Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e protestës së Rithemelimit. Pasi u sulmua nga një qytetar me…
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar mungesën e një përfaqësuesi të opozitës në Konferencën e Parë Ndërqeveritare në Bruksel. “Me një…
Procesi i integrimit ka bashkuar të gjithë krahët e politikes në parlament, edhe pse situata në sallën e kuvendit ka…
Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj komentoi situatën e tensionuar brenda opozitës. Ai shprehet se deputetët e opozitës po theren, dhe nuk…
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi thotë se opozita po zhvlerëson parlamentin. Shehi kritikoi qëndrimet e grupimit Bardhi-Berisha, duke nënvizuar se…