Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vranë shqiptarin për fermën e kanabisit, dënohen me burg përjetë dy hajdutët! Si ndodhi përleshja

-640-0-1664871573xfoto-834

Dy hajdutë që vranë një burrë gjatë një përpjekjeje për të rrëmbyer rreth 100,000 £ drogë nga një fabrikë kanabisi, janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Shaddai Smith, 32 vjeç dhe Jason Sebran, 38 vjeç, u shpallën fajtorë për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar Renato Geci dhe plagosjen e vëllait të tij Vilson Geci, 29 vjeç, pasi hynë në një shtëpi në Hounslow, në perëndim të Londrës më 22 mars të vitit të kaluar.

Të hënën, dyshja u dënuan me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 19 vjetësh burgim. Ata u dënuan gjithashtu me gjashtë vjet burg për plagosje dhe tre për vjedhje. Gjykatësi Howard Crowson tha se edhe pse Smith e shkaktoi plagën fatale me një thikë kuzhine, Sebran ofroi “ndihmë dhe inkurajim”, pasi e kishte goditur Gecin me një kaçavidë.

“Në rast konfrontimi, ju ishit të përgatitur të përdornit forcën vdekjeprurëse për t’i shpëtuar kapjes”, tha gjykatësi.

Në dosje thuhet se në banesën ku qëndronin dy vëllezërit shqiptarë kishte më shumë se 200 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 95,000 £. Dy të akuzuarit u ngjitën në ndërtesë përmes një shkallë dhe hynë brenda përmes dritares së banjës, duke gjetur dy vëllezërit shqiptarë që ruanin bimët narkotike.

Vëllai më i madh shkoi për të parë se çfarë po ndodhte, dhe u përball me hajdutët, të cilët e spërkatën me acid në fytyrë. Pas këtij momenti nisi përleshja që ishte vdekjeprurëse për njërin nga vëllezërit. Prokurori tha në gjykatë se pas përleshjes së dhunshme, njëri nga hajdutët mori një thikë kuzhine dhe goditi Gecin, duke i shkaktuar vdekjen.

Related Posts

Leave a comment