Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Miss Albania tregon se ç’ndodh në prapaskenat e konkurseve të bukurisë

3RTMSUPJIQIna-main

Një deklaratë e Ina Dajçit, e shpallur “Miss Universe Albania” në gusht të vitit 2021 ku thotë se eksperienca në këto konkurse është e tmerrshme është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo sqaroi këtë deklaratë dhe tregoi se çfarë gjërash të tmerrshme nënkuptonte.

Në prapaskena, tjetër gjë thuhet, tjetër gjë ndodh, u shpreh ajo, ndërsa theksoi se ndaj vajzave ushtrohet shumë presion dhe u kërkohet perfeksioni.

“Vajzat në konkursin në Miss Universe në Izrael ishin shumë të shqetësuara për pamjen e tyre. Disa ishin me plagë të freskëta të ndërhyrjeve. Atyre u ushtrohet një presion shumë i madh, për të qenë perfekte. Presioni bëhet nga njerëz që komentojnë, por dhe njerëzit që janë aty. Ushtrojnë presion në mënyrë shumë të dhimbshme. Një nga eksperiencat e para, pasi fitova në Shqipëri. Një nga gjërat që na kërkuan në fillim ishte një video ku ti tregon si do ta përdorësh platformën e Miss Universe. Jam pjesë e një misioni humanitar në New York. Kisha bërë një video ku isha veshur me një kostum me motive shqiptare. Kostumi im ishte i mbyllur dhe në momentin që ua tregova këtë video, një nga organizatorët më tha je shumë e zgjuar, por je shumë e mbyllur në videon tënde, nuk po na tregon asgjë. Kuptova që atyre nuk u interesonte mendja ime”, tha Ina Dajçi.

“U thashë që nuk jam konservatore, por në momentin që po flet për kriza humanitare, nuk mund të vishesh ndryshe. E gjitha që shihet atje është sa do të tregojë një vajzë nga hiret e saj. Mbaj mend që u ndjeva shumë keq”.

Related Posts

Leave a comment