Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Nuk do të bëj zhurmë”, 73-vjeçari rrëfen si i mori jetën bashkëshortes: E vrava me dashuri

-640-0-c5a516216195690934e9e6b635c41e25

Një bashkëshort që i preu fytin gruas së tij të sëmurë për një pakt vetëvrasjeje, rrëfen se si ata pinë një gotë të fundit vere në kopshtin e shtëpisë para se t’i jepnin fund jetës.

73-vjeçari Graham Mansfield u lirua të enjten nga gjykata e Mançesterit pas akuzave për vrasje të gruas së tij, Dyanne.

Marsin e kaluar ai theri gruan e tij dhe më pas i dështoi tentativa për të vrarë veten. Në një intervistë, ai rrëfen se gruaja e tij ishte diagnostikuar me kancer të fazës së katërt në mushkëri në  Tetorin e vitit 2020, pak javë pas përvjetorit të tyre të 40-të të martesës.

Kur ata u kthyen në shtëpi, Dyanne e kishte pyetur bashkëshortin nëse ai pranonte ta vriste nëse gjërat bëheshin “shumë keq”. Ky ishte pakti i tyre i parë i vetëvrasjes. Ai ra dakord me një kusht.

Unë duhet të shkoja pas saj. I thashë ‘nuk mund të jetoj pa ty, Dyanne’. Në një mënyrë të çuditshme, më dha forcë. E dija se dhe unë po vdisja. Munda të përqendrohesha në këtë”.

Çifti ishte njohur që në vitin 1974 dhe martuar 6 vite më vonë, teksa Mansfield përshkruan se kishin një martesë të lumtur dhe ajo ishte “bota e tij”. Por në Marsin e shkuar, znj. Mansfield po përjetonte dhimbje të padurueshme dhe i tha burrit të saj “boll, nuk mund të duroj më”.

Natën e tyre e fundit së bashku e kaluan duke “qarë dhe duke i thënë njëri-tjetrit sa shumë duheshin”. Pasditen e ditës tjetër, ndërsa të dy mbanin nga një gotë  me pije në dorë,  i ftohti i kishte bërë të vishnin palltot dhe iu drejtuan fundit të kopshtit, ku i prisnin dy karrige pranë njëra-tjetrës.

A je gati?”, e pyeti ai dhe mori një “Jam, nuk do të bëj asnjë zhurmë”, si përgjigje. Ai rrëshqiti pas karriges së saj dhe i preu fytin.

Mansfield shpërthen në lot teksa kujton këtë moment. “Ishte kundër çdo qelize të trupit tim. Dola përpara karriges. Thashë ‘çfarë kam bërë?’ , u ula  pranë saj, i hodha krahun dhe i thashë se e doja”.

Më pas, ai u përpoq të vriste veten, por i ra të fikët dheu zgjua të nesërmen në mëngjes në kuzhinë. Mëngjesin e 24 Marsit, ai u gjet mbi një pellg gjaku dhe u arrestua, ndërsa u dërgua menjëherë në spital për shkak të plagëve në qafë e kyçet e duarve.

Zonja Mansfield ndodhej ende në karrige, bashkë me një shënim ku shkruhej “Kemi vendosur të vrasm veten”.

Graham u akuzua për vrasje, të  cilën e mohoi derisa juria u bind se ngjarja ishte një pakt midis çiftit dhe se burri ishte përpjekur vërtet të vriste më pas edhe veten. Ai u dënua me pezullim të dënimit për dy vjet, ndërsa tashmë ka nisur të flasë për legalizimin e eutanazisë.

Nuk kemi bërë asgjë të gabuar. Nuk na duhej leja e të tjerëve. Ishte vendimi ynë. Unë e vrava me dashuri”.

Related Posts

Leave a comment