Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Yuri Kim mesazh “të koduar”: Shqipëria duhet të ecë përpara, të thyejmë modelet e vjetra të korrupsionit

-640-0-1659001606xyuri-kim-2-770x425-594

Ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet  se janë në dijeni të përpjekjeve për të frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët.

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja shkruan se është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe për të ecur përpara.

Diplomatja shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të gjitha zhvillimeve dhe do vijojnë të mbështesin fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi.

“Ne jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e shumta për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve  me fjalë të tjera, për t’u zvarritur Shqipërinë në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo prapa, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan Yuri Kim.

Related Posts

Leave a comment