Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Raporti i Komisionit Europian, Varhelyi: Shqipëria ka bërë progres dhe ka dhënë rezultate

-640-0-1665576917xcap-141

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka prezantuar raportin e progresin e vitit 2022 për Shqipërinë. Sipas tij, Shqipëria ka shënuar rezultate pozitive dhe konkrete.

“Është vend i dytë me të cilin hapëm negociatat këtë vit. Ka vijuar të bëjë progres dhe ka dhënë rezultate. Reforma në drejtësi dhe vetting që po vijon janë shembuj të një pune të mirë.

Shqipëria ka luftuar krimin dhe korrupsionin.  Shqipëria ka mbajtur 100% linjën europiane për pushtimin rus të Ukrainës.

E drejta e pronës, liria e medias, shteti i së drejtës janë çështje shumë të rëndësishme. Ne e kemi thënë këtë gjë edhe vitin e kaluar, por këto sfida janë të rëndësishme për ne.

Angazhimi politik dhe konsensusi i të gjithë aktorëve politikë dhe një administratë e pavarur dhe profesionale janë të domosdoshme për të vijuar më tej”, tha ndër të tjera Varhelyi.

Related Posts

Leave a comment