Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KE kërkon të nisë hetimin për Varhelyi: Nënvlerëson sulmet e Vuçiç ndaj demokracisë, dyshohet se ka ndihmuar Dodik në Bosnjë

-640-0-1669285498xvarhelyi-646

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg të mbajtur sot, është bërë një kërkesë nga komisioni evropian për nisjen e hetimeve për Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në tekst, ndonëse nuk përmendet me emër, Parlamenti Evropian mbetet i shqetësuar për raportet e fundit dorëzuar nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimnë të cilëat ulet rëndësia qendrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit që janë në proces anëtarësimi.

E thënë ndryshe, nuk i ëshë mbështetur pikave për vendet që janë në proces anëtarësimi.

“Parlamenti Evropian mbetet thellësisht i shqetësuar për raportet se Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, me qëllim bën përpjekje që të anashkalohet dhe ulet rëndësia qendrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit në vendet që janë në proces të anëtarësimit”, thuhet në tekst.
Ankesa e deputetëve është përfshirë edhe në raportin vjetor mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë, të miratuar në seancë plenare këtë pasdite.

Socialistët dhe Demokratët janë të alarmuar nga raportet se komisioneri Várhelyi qëllimisht kërkon të minojë qendrën e reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit në vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Komisioneri Várhelyi vazhdimisht nënvlerëson sulmet e presidentit serb Vuçiç ndaj demokracisë dhe, dyshohet se ka ndihmuar edhe veprimet separatiste të Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH).

S&D-të arritën të vënë një vulë të fortë në raportin e CFSP-së kur bëhet fjalë për rritjen e mbështetjes së BE-së për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Raporti mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, bën thirrje për sanksione ndaj Milorad Dodik dhe organizatorëve të Ditës jokushtetuese të Republikës Srpska më 9 janar, dhe denoncon përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar rajonin.

Një prej eurodeputetëve të grupit S&D për politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, Thijs Reuten thotë:

“S&D-të ranë dakord për kandidaturën e komisionerit Várhelyi me kusht që ai të veprojë vetëm në interes të të gjithë BE-së. Jo në interes të qeverisë në Budapest. Tani, tre vjet në detyrë, ka arsye serioze për të besuar se Komisioneri ndjek axhendën e zotit Orban.

“Roli i Komisionit Evropian është të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë. Jo e kundërta. Mbështetja e qëndrimeve nacionaliste dhe separatiste të Dodikut nuk do të ishte vetëm kundër Kodit të Sjelljes për anëtarët e Komisionit Evropian, por edhe lojë me zjarrin.

“Përgjegjësia për Komisionin është thelbësore. Ne nuk bëjmë gjykime. Kjo varet nga rezultati i hetimit. Por raportet e vazhdueshme për Komisionerin e Orbanit që shoqërohet me autokratë për të minuar demokracinë kërkojnë veprim të menjëhershëm”.
Hetimet në Parlamentin Evropian janë duke nisur pas tronditjes së madhe që u bë me prangosjen e 4 zyrtarëve të lartë, si lobues të politikave të Katarit.

Që prej 9 dhjetorit,  burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin. Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për “pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”. Prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili. Gjashtë persona u arrestuan si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë, duke lënë në pranga vetëm 4 zyrtarë të Parlamentit Europian.

Related Posts

Leave a comment