Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Allegri: Ndaj Empolit mund të ndreqim sezonin

auto_11666283552

Juventusi do të luajë nesër në mbrëmje ndeshjen ndaj Empolit të Nedim Bajramit, teksa trajneri Allegri në konferencën për shtyp ka theksuar se skuadra duhet të ketë vazhdimësi pas suksesit ndaj Empolit.

“Suksesi në derbi bëhet i rëndësishëm vetëm nëse arrijmë të marrim fitore të tjera, duke nisur që nga sfida e nesërme kundër Empolit.

Chiesa dhe Pogba po vazhdojnë shumë mirë. Gjithsesi ata nuk do të jenë nesër gati.

Edhe unë do të doja ti kisha në dispozicion të dy për rezultate më të mira. Njëri ka bërë dy seanca stërvitore, ndërsa tjetri vetëm stërvitje pjesërisht me grupin. Do të ishte çmenduri e pastër nëse do t’i aktivizoja në lojë para kohe. Për te mos i rrezikuar nuk janë të grumbulluar për nesër.

Vlahovic luajti një nga ndeshjet e tij më të mira përballë Torinos. Kean gjithashtu bëri mirë, jam shumë i lumtur për të. Dita-ditës Moise po rritet edhe më shumë. Mckennie vjen nga 11 ndeshje të luajtura dhe është i gatshëm, po ashtu dhe Cuadrado vjen nga shumë ndeshje të luajtura. Me duhet të vlerësoj shumë gjëra.

Miretti luajti shumë ndeshje në fillimin e sezonit duke bërë pak përgatitje, për shkak se na u bashkua në fillim të gushtit.

Ndaj Empolit nuk do të jetë e lehtë, duke qenë se ata na mundën vitin e kaluar në shtëpi. Kemi pësuar vetëm 7 gola në kampionat, gjë që jemi në linjë në fazën e mbrojtjes, por na mungojnë pikët. Kundër Empolit kemi mundësi të luajmë një ndeshje të mirë dhe të rregullojmë sezonin tonë”, deklaroi Allegri.

Related Posts

Leave a comment