Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kë takoi Luli në Amerikë?

-800-0-61c6201de430f

Hysni Gurra

A ka takuar ndonjë person Luli në Amerikë përveç pasagjerit që mund t’i ketë qëlluar ngjitur në avion?

Luli shkoi në Amerikë dhe u kthye dhe na ka dhuruar vetëm një foto nga larg në një takim NGO-je.

Më e pakta priteshin disa lajme ose foto ku Luli i qeshur flet për partneritetin strategjik dhe aleatin e madh të Shqipërisë.

Të shkosh në Uashington dhe të mos të presë askush është pak e rëndë.

Asnjë zyrtar nga departamenti i shtetit, as zyrtari që është për deskun për Shqipërinë as Eskobari që një ditë i tha të pres të takohemi në Uashington dhe madje as gazetarët shqiptarë të Zërit të Amerikës?

Mirë departamentin e shtetit se mund të kenë punë, po asnjë kongresmen?

Asnjë senator? Asnjë drejtues think -tank-u? Asnjë gazetar? Asnjë personazh publik?

Kështu kam qenë edhe unë në Amerikë

Luli, të paktën, të kishte marrë Fatmir Mediun do të takonte në Capitol Hill një duzinë kongresmenësh dhe senatorësh dhe mund të mbante me gajret një grusht njerëzish që mendohet se ka pas. Ose të paktën do mbusheshin portalet e qeverisë me foto nga takimet në Amerikë.

Por edhe pas kthimit ka një heshtje të madhe se ç’bëri Luli në Amerikë. Edhe pas kësaj fiaskoje të madhe nuk besoj se Luli do të jetë ndërgjegjësuar se në politikë të mban vota dhe mbështetja që ke nga njerëzit.
Po të ishte për mbështetje ambasadash, Rudina Hajdari sot do të ishte Presidente.

Siç thotë populli Luli u nis për lesh dhe u kthye i qethur.

A nëse lajmi është se Luli ka vizë për të shkuar në Amerikë tjetër hesap.

Por ata që i kanë dhënë vizën duket qartë se i kanë vendosur edhe kryqin.

Related Posts

Leave a comment