Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

​Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

auto_unnamed1667208938

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën.

21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga Chelsea në verë. Sulmuesi shqiptar bëri përshtypje pozitive teksa ishte i huazuar në Southampton sezonin e kaluar.

Sipas “football.london” West Ham United po tregon interes të madh për sulmuesin, së bashku me Evertonin gjithashtu. Besohet se edhe disa klube në Evropë kanë qenë të interesuara dhe janë duke e vëzhguar situatën e reprezentuesit shqiptar.

Broja, i cili së fundmi nënshkroi një marrëveshje të re që e mban atë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2028, ka startuar vetëm një herë për “blutë” këtë sezon, por paraqitjet e tij kanë tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha si Milani dhe Atletico Madridi.

Skuadra e Diego Simeones po planifikon që të sjellë në skuadër sulmues të rinj dhe të talentuar për shkak se numri i golave të shënuar deri në këtë pikë të sezonit është shumë i vogël.

Në raport thuhet se Broja është një nga emrat në listën e Atleticos, ndërsa “Calcio Mercato” shton se shefi i Milanit Frederic Massara ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e shqipëtarit në disa raste gjatë javëve të fundit.

Thuhet se gjigantët italianë dhe Chelsea kanë diskutuar për të ardhmen e Brojës. Interesimi i skuadrave të mëdha ka bërë që Chelsea të rrisë kërkesat dhe çmimin me të cilin vlerësohet Broja është 35 milion euro.

Related Posts

Leave a comment