Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

AI

312440842_588294639649830_7721687717565024225_n

Ridvan Peshkopia

Që KY burrë është shqiptar, këtë do ta kishte zili çdo popull i botës. Që KY është heroi ynë, këtë na e ka zili gjithkush. Ajo çka bërë AI nuk mund të kapej nga fantazia epike homerike, as mund të përshkruhet nga pathosi simfonik bethovenian, as mund të dramatizohej nga Rikard Vagneri dhe dyshoj se mund të ekranizohej si duhej nga Hollivudi. Ndoshta vetëm Shekspiri (apo Erli i Sauthemptonit në prapaskenë) do mund ta tragjedizonte si duhej figurën e TIJ (sjellë në shqip me ndonjë shqipërim magjik nga Fan Noli). Por Shekspiri dhe Erli i Sauthemptonit (dhe Fan Noli bashkë me ta) shkuan dhe ne na duhet vetëm se ta ushqejmë përfytyrimin e HEROIT në imagjinatën tonë si një kujtesë se, çfarëdo që bëjmë më këtë jetë, sado e madhe të na duket, është një pikë e papërfillshme në oqeanin e veprës së tij.
E kësisoj, të ngërthyer në kurthet e historisë siç jemi, ne na duhet veçse të pyesim: Çfarë do kishte bërë AI në këto kohra? A e mendoni dot ATË duke i puthur bythën lloj-lloj zyrtari pizeveng nga Brukseli apo Uashingtoni që vjen këtu t’i japë leksione apo bëjë presion dhe shantazh apo vendosur kushte popullit të TIJ? A e mendoni dot ATË duke shitur lart e poshtë sakrificat e popullit të TIJ me pseudopolitika negociatash dhe broçkulla antarësimesh? A e mendoni dot ATË duke e quajtur pushtimin e ri si çlirim?
AI i ka bërë popullit të vet dhuratën më të çmuar: ka ofruar VETËVETEN si busull e pagabueshme identitare, morale dhe gjeopolitike. Në çdo udhëkryq të kohërave, AI na ka ofruar zgjidhje si përgjigje të pyetjes: Çfarë do kishte bërë AI?

Related Posts

Leave a comment