Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

ZBUKURIMI I GËNJESHTËRT I HISTORISË

1288356971645304608
Në kuadër të dashurisë se sapozbuluar shqiptare për Perëndimin, një nga gënjeshtrat që përsëriten deri në neveri është ajo e dashurisë së përvëluar të Vatikanit për shqiptarët. Ashtu si të gjitha gënjeshtrat politike stinore me të cilat ne ia mbushim mendjen vetes sipas konveniencës politike, edhe kjo është nga ato me brirë. Vatikani nuk ka qenë kurrë, kurrë, kurrë në anën e shqiptarëve dhe as nuk po tregon ndonjë shenjë se është sot. Paradoksalisht, Vatikani ka qenë vazhdimisht në anën e Serbisë, grekëve dhe osmanllinjve kundër shqiptarëve. Dhe ky nuk është aspak një qëndrim antikatolik apo antikrishter. Përkundrazi, si i barazlarguar nga seicila fe, për mua shqiptarët e krishterë janë po aq të dashur sa edhe ata muslimanë apo jobesimtarë. Feja ime është shqiptaria. Problemi im nuk është me krishtërimin por me Vatikanin dhe sidomos me zbukurimin e rolit negativ që politikat e tij kanë pasur ndaj shqiptarëve.
Në librin e tij Mother Tereza: The Saint and Her Nation (https://www.bloomsbury.com/uk/mother-teresa-9789389165067/), bashkëatdhetari ynë dhe Profesor i Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit, Gëzim Alpion, na jep një histori elegante të katolicizmit shqiptar dhe traditës së pashoqe apostolike shqiptare, mbi të cilën u ngrit personaliteti i jashtëzakonshëm i Gonxhe Bojaxhiut. Pesë kapitujt e parë të librit janë frymëzues por edhe të dhimbshëm. Përmes fakteve historike dhe referencave të pafundme, autori dokumenton sabotimin sistematik që Vatikani i bënte katolicizmit shqiptar në favor të serbëve, grekëve dhe osmanllinjve. Aty Profesor Alpion po ashtu tregon përpjekjet heroike të klerit katolik shqiptar për ta mbajtur gjallë fenë e të parëve përkundër sabotimit të parreshtur që Vatikani u bënte këtyre përpjekjeve. Ju rekomandoj fort që ta lexoni atë libër. Unë kam shkruar deri tani tre reçensa për atë libër, dy nga të cilat në xhornale akademike prestigjoze dhe një të tretë në portalin Kosova 2.0. Gëzimi qesh me mua duke më quajtur lexuesin më të thellë të veprës së tij, por këtu mua më duhet të pranoj se ai libër ka pasur tek unë një ndikim të jashtëzakonshëm. Lidhëzat e reçensave të mija i keni si vijon:
Sjellja jomiqësore e Vatikanit kundër shqiptarëve vazhdon edhe sot, duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës. Prej 700 vjetësh, Kisha Serbe ia ka dalë ta mashtrojë Vatikanin se ajo, në një farë mënyre, do distancohet nga Patriarkana Ekumenike e Stambollit dhe do bashkohet me Vatikanin. Për këtë qëllim, Patriarkana Serbe gjithmonë mban të gatshëm një apo dy peshkopë pro-Vatikan, të cilët shërbejnë si korrierë të gënjeshtrës. Kësisoj, Vatikani është i gatshëm ta sakrifikojë “copën e vogël” të katolikëve shqiptarë me shpresë se do kapë “copën e madhe” të katolikëve të ardhshëm serbë.

Related Posts

Leave a comment