Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kur të shpallin “Kulak”

345616751_620603136348332_971624287158978442_n
Ilir Gjini-
Kur të shpallnin kulak në vitet e sundimit të “xhaxhit”, ose të vinin hekurat dhe të çonin në zgafellat e nëntokës për të nxjerrë mineral, ose të degdisnin në internim në baltrat e Myzeqesë.
Më “fatmirëve”, u hiqnin triskën e frontit duke i izoluar nga pjesa tjetër e fshatarësisë sikur të ishin lebrozë. Kulakve nuk u lejohej të mernin pjesë në aktivitetet kulturore, në mbledhjet e “Frontit”; fëmijve të tyre nuk u lejohej të bëheshin sportistë apo artistë dhe as të studionin në universitet. Madje u qe kufizuar edhe e drejta e votës.
Kjo e fundit qe fare e parëndësishme, pasi edhe ata që votonin, vetëm hidhnin një copë letër në kuti dhe nuk kishin mundësi të zgjidhnin. Po sot 33 vite pas të ashtëquajturës demokraci, a ka më kulak?
Kur sot të shpall kulak qeveriu, në vend të fjalës kulak, quhesh “zorra qorre”! “Veshgjatë”! “Gamor”! “Llum”! P.sh, gjyshes sime ne 49-n i hoqën triskën e frontit si dhe të drejtën për të votuar (se për të zgjedhur askush nuk e kishte), pasi djali i saj tentoi të arratisej, sot nipërve të saj qeveriu i kërcënon se nëse larg qoftë votoni opozitën, harojeni buxhetin e qeverisë. As edhe një lek nga qesja e qeverisë që quhet buxhet dhe mbushet edhe me taksat tona, të kulakve të dikurshëm dhe “zorrës qorre” sot.
Dhe kjo nuk ndodh në pyjet e xhunglës afrikane. Jo. Ndodh në mes të Europës. Në një vend që nesër do përfshihet në familjen e BE-së. Dhe kjo ndodh në sytë e qorrepsur të OSBE-së që vëzhgon zgjedhjet. Ju kujtohet romani i Archibald Cronin “The stars look down” – Dhe yjet rrinë e vështrojnë…është bërë edhe film tha Elisa.
Kur shpallesh kulak sot, nuk ke as komisioner që numërojnë votat e pjesës së popullatës që votojnë opozitën. As buxhetin që vet ligji parashikon për opozitën. Madje edhe gjykata nuk ta njeh emrin opozitë dhe ngatëron qëllimisht parimin e së drejtës, me direktivat e “Frontit Demokratik” që sot quhet “rilindje”. Mirëpo këta rilindasit e sotëm që trumbetojnë me të madhe se do ndjekin gjurmët e rilindasve të djeshëm, nuk kanë asnjë tipar të përbashkët me ta.
Nëse ata të djeshmit shkrinë “mushkrinë” e pasurinë për atdhe, këta të sotmit shkrinë financat publike për xhepat e tyre. Dhe kaq shumë iu frynë xhepat saqë mbushën edhe tubat e aspiratorëve me para. Në vend të Institutit Albanalogjik që e la me testament Mit’hat Frashëri, këta na lanë kullat që si përbindsha horor, rrëmbyen gjithë hapësirën publike. Po mbjellim pemë thonë…Po ç’pemë ore faqezinj… Kur rrëmbyet gjithë hapësirën e gjelbërt për kulla, ku do mbillen pemët?
Kur shpallesh kulak sot, haroje se mund të punësohesh në zyrat e shtetit. Edhe nëse hap ndonjë aktivitet privat, nje ditë po, një ditë jo do kesh në derë tatimorët. Do të kërkojnë nënë e baba. Çdo shkresurinë e faturë dhe nese je në rregull, prapë do të kërkojnë kartat e identitetit të punëtorve me bindje të djathta, që mos votojnë në 14 Maj. Kështu i ndodhi një mikut tim që ka një bisnes në përpunimin e qumshtit në Shkodër.
Ne kulakve të djeshëm na hapnin dosjen 2A, 2B, sot na hapin dosjen “patronazhisti”, “aktivisti”.
Në Egjyptin e viteve 60-të qeveria mdërmori një nismë për zdukjen e papunesise. Dhe e dini ç’ndodhi? U mbushën vendet e punës me njerëz që rrinin kot. Aq sa ata që punonin mundoheshin të mos bënin zhurmë, sepse zgjonin nga gjumi ata të “punësuar” që ia kishin marrë një sy gjumë, se s’kishin ç’të bënin tjetër.
Edhe sot në zyrat e pushtetit, njëri hap portën, tjetri e mbyll. Njëri ndez kompjuterin, e tjetri e fik. Aq shumë është fryrë administrata me militantë për vota, sa po ulen dy veta në një karrige.

Leave a comment