Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kujtim Laro, një “Morricone” shqiptar!

kujtim-laro2

Nga Holta Sina, Muzikologe

Sot eshte ditelindja e mjeshtrit te muzikes shqiptare, kompozitorit te paharruar Kujtim Laro!

🎼 Muzika e Tij ka shenjuar femijerine, rinine dhe ka mbushur shpirtin tone me tingujt e mrekullueshem te kolonave zanore te filmave per te cilet ai derdhi gjithe frymezimin dhe talentin e pamate!

🎵 Muzika e Kujtimit fliste dhe atehere kur fjala dhe mjetet e tjera nuk arrinin ta shprehnin dot – do te thoshte Anagnosti i madh per muziken-ikonë te filmit shqiptar “Lulekuqet mbi mure”!

🎶 Muzika e ketij “Morricone” shqiptar qendron edhe sot si ajo lulekuqja mbi murin e kinemase shqiptare – kinemase qe eci ne udhen e tingujve te tij te paperseritshem!

KUJTIM LARO

Kujtim Laro (1947-2004) u lind në maj të vitit 1947 në qytetin e Vlorës. Studimet e larta i përfundoi në vitin 1970 në Institutin e Lartë të Arteve, më vonë shërbeu si pedagog për shumë vjet në Akademinë e Arteve. Ka punuar edhe si drejtor artistik pranë Ansamblit të Ushtrisë.

Laro mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Naim Frashëri” i klasit të parë. Kompozitori Kujtim Laro ka lënë pas rreth 35 kolona zanore filmash shqiptarë, dhjetëra këngë festivalesh, etj.

Në kujtesën e shqiptarëve ai mbahet mend më së tepërmi si kompozitor filmash. Firmën e tij mbajnë kolonat zanore të filmave të njohur, si “I teti në bronz”, “Në fillim të verës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a vdekje”, “nëntori i dytë”, “Militanti”, “Vendimi”, “Yjet e netëve të gjata”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Partizani i vogël Velo”, “Fletë të bardha” etj. Krijimi i tij i fundit ka qenë muzika e filmit “Lule të kuqe, lule të zeza”.

Kujtim Laro u nda nga jeta në vitin 2004.

Related Posts

Leave a comment