Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

BBC: Kalimet me gomone, zhduken dhjetëra fëmijë shqiptarë

-640-0-1668677949xgomone-284 (1)

Pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria të marrë nga Këshilli i Qarkut Kent në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit janë zhdukur.

Kështu shkruan e përditshmja britanike “BBC”, e cila ka zhvilluar një hulumtim për çështjen.

Autoriteti vendor i tha prestigjiozes se ka marrë 197 fëmijë shqiptarë deri më 31 tetor, por 39 prej tyre janë zhdukur.

“Ecpat UK”, e cila bën fushatë për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi, tha se shifrat ishin shumë shqetësuese.

Këshilli tha se, kishte punuar ngushtë me Zyrën e Brendshme dhe policinë për të mbrojtur fëmijët e cenueshëm.

Shifrat u morën nga “BBC” përmes një kërkese për Lirinë e Informacionit.

Këshilli sqaroi se 197 fëmijë shqiptarë në njësinë e pranimit në Kent të Ministrisë së Brendshme iu nënshtruan kujdesit nga 1 janari deri më 31 tetor.

Ai shtoi se, që nga 7 nëntori, 39 kishin pësuar “një episod të zhdukjes”.

Më shumë se 12 mijë emigrantë nga Shqipëria kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me anije deri më tani këtë vit – një rritje prej gati 4 mijë % krahasuar me vitin 2021.

Çështja është vënë në pah nga ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick, i cili tha se në disa varka të vogla, 80% e atyre që ishin në bord ishin nga Shqipëria.

“Ecpat UK” tha se fëmijët e zhdukur mund të shfrytëzohen, të detyrohen të bëjnë punë ndërtimi ose të detyrohen të punojnë në krim, si për shembull të detyrohen të punojnë në fabrikat e kanabisit.

Në një deklaratë, Këshilli i Qarkut Kent tha se kishte parë një “rritje të konsiderueshme” në numrin e fëmijëve shqiptarë të pashoqëruar të referuar në shërbimet e tij.

“Ndërsa të gjithë fëmijët e pashoqëruar azilkërkues janë të cenueshëm ndaj shfrytëzimit… hulumtimi dhe përvoja dëshmon se disa kombësi janë veçanërisht të cenueshme dhe mund të zhduken nga kujdesi i autoriteteve lokale shumë shpejt”.

Këshilli i tha “BBC-së” se ka përdorur të dy protokollet mbrojtëse të vendosura, duke përfshirë Mekanizmin Kombëtar të Referimit, dhe ka iniciuar strategji të shumë agjencive për të minimizuar sa më shumë që të jetë e mundur rreziqet për këta fëmijë.

“Këshilli vazhdon të marrë një rol proaktiv në mbrojtjen e të gjithë fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar në kujdesin e tij”.

Related Posts

Leave a comment