Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Scholz zbulon arsyen pse Putin nuk shkoi në samitin e G20

-640-0-a1ddd5c9b00ab868776de61ec8599dac

Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur e kupton pse presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20, por ai beson se lideri rus duhet të kishte dëgjuar kritikat e drejtuara ndaj tij.

“Do të ishte mirë nëse presidenti Putin do të kishte shkuar në samitin e G20. Por atëherë atij do t’i duhej të përballej me të gjitha pyetjet dhe të gjitha kritikat që janë formuluar nga shumë vende në mbarë botën. Kjo është ndoshta arsyeja pse ai nuk është atje”, tha Scholz gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se mungesa e Putinit nuk do t’i pengojë vendet e tjera të kritikojnë luftën e agresionit dhe t’i bëjnë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të krijojë kushtet për bisedime të drejta për paqen.

Samiti i G20 do të mbahet në kryeqytetin indonezian në datat 15-16 nëntor.

Related Posts

Leave a comment