Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dyshime për drogë, SPAK zbarkon në Durrës, kontrolle në disa banesa

auto_1651045555_1645636989SPAK-768x4331668595426

Prokurorë të SPAK kanë zbarkuar në Durrës me mandat arreste, ndërsa po ushtrojnë kontrolle në dy banesa, në lagjen 15 dhe 6.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se Oficerët e SPAK nuk kanë përfshirë në këtë aksion policinë, ndërkohë që dyshohet se bëhet fjalë për çështjes trafiku droge.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë u zbuluan 33.5 kg kokainë në arkat me banane, teksa dyshime u ngritën edhe për kontejnerët e tjerë, por nuk dihet nëse ky aksion i sotëm lidhet me këtë çështje.

Leave a comment