Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksioni i SPAK, mes të arrestuarve zv.presidenti i FSHF, Arben Dervishaj

-640-0-f62750899ba4807c83c5d1ab205967f3

Detaje te reja nga aksioni i SPAK për çështjen e inceneratorëve. Gazetarja Klodiana Lala konfirmon për BalkanWeb se mes të arrestuarve është edhe biznesmeni Arben Dervishaj, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve.

Po kush është biznesmeni i arrestuar me urdhër të SPAK? Mësohet se Dervishaj në vitet 2001 e në vazhdim drejton biznesin e tij privat në fushën e ndërtimit dhe të projektimit. Nga vitet 1994-1996, ai ka qenë Këshilltar për Investimet, në Bankën e Kursimeve. Ndërkohë, nga vitet 1997-1999, Dervishaj ka qenë Këshilltar për Investimet, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe që nga viti 2008 është lektor në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Po ashtu, ai është dhe zëvendëspresident i dytë i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF.

Kujtojmë se SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 5 të tillë. Mes emrave për të cilët kërkohet arrestimi nga SPAK është dhe ai i biznesmenit Mirel Mërtiri.

Leave a comment