Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Imagjinoni një universitet me fakultete të ndërtuara si më poshtë:

download (8)

Heredoti dhe Tioklidi jepnin leksione mbi historinë e Greqisë, ndërsa Giboni mbi rënien e Romës. Platoni dhe Tomas Akuini trajtonin metafizikën sëbashku; Fransis Bejkon dhe Xhon Stjuart Mill diskutonin logjikën e shkencës; Aristoteli, Spinoza dhe Emanuel Kant ndanin skenën mbi problematikat morale; Makiaveli, Hobsi dhe Xhon Loku flisnin për politikën.

Mund të merrje një seri kursesh në matematikë nga Euklidi, Dekartesi, Riemann dhe Kentori, duke i shtuar edhe Bertrand Rusell dhe A. N. Whitehead. Mund të dëgjoje Shën Agustinin dhe Uilliam Xhejmsin teksa flisnin për natyrën e njeriut dhe mendjen njerëzore, ndoshta duke i shtuar komente të hollësishme nga Jacques Maritain. Harvey trajtonte qarkullimin e gjakut dhe Galeni, Bernardi dhe Halfeni jepnin leksione mbi fiziologjinë.

Leksionet e fizikës drejtoheshin nga Galileo dhe Njutoni, Faradei dhe Maksuelli, Planku dhe Anjshtanji. Bojli, Daltoni, Levëzjeja dhe Pasteuri jepnin leksionet e Kimisë. Në një sallë tjetër, Darvini dhe Mendeli jepnin kurset kryesore mbi evolucionin dhe gjenetikën, me ndihmën e Betsonin dhe T.H. Morganit.

Aristoteli, sir Filip Sidni, Uordsuorthi dhe Shelli diskutonin natyrën e poezisë dhe rregullat e kriticizmit letrar. Në ekonomi, dëgjoheshin zërat e Adam Smithit, Rikardos dhe Karl Marksit. Boasi fliste për rracën njerëzore, ndërsa Thorsetin Veblen dhe Xhon Deui, problemet ekonomike dhe politike të Demokracisë Amerikane. Lenini fliste me zell mbi komunizmin.

Etienë Gilson analizonte historinë e filozofisë, Poinker dhe Duhem, historinë e shkencës. Mund të futesh dhe në leksione mbi artin nga Leonardo da Vinci dhe leksione mbi Leonardon nga Frojdi. Një Universitet shumë herë me i madh se kaq është i mundur, por kaq mjafton për momentin.

A do donte njeri të vazhdonte studimet diku tjetër, nëse do të mund ti vazhdonte këtu? Në të s’ka kuota të kufizuara. Kostoja e pranimit – njëkohësisht i vetmi kusht për pranim – është aftësia dhe vullneti (dëshira) për të lexuar. Kjo shkollë ekziston për këdo që dëshiron dhe ka aftësinë të mësojë drejtpërsëdrejti nga mësuesit më të mëdhenj të kohërave, edhe pse ata kanë vdekur, në sensin që nuk mund të na tërheqin veshin apo vëmendjen gjatë pakujdesive. Përveç kësaj, ata janë të gjallë në rolin e tyre si mësues të përjetshëm. Veprat e tyre flasin për ta.

Nëse ne do i marrim për të vdekur, atëherë, do të bëjmë të njëjtën marrëzi që bënë Athinjotët e hershëm kur menduan se Sokrati vdiq kur piu helmin.”

*Shkëputur nga libri “Si të lexosh një libër” i autorit Mortimer J. Adler.

Related Posts

Leave a comment